Çun Lajçi e kërcënon Sali Rexhajn se do t’ia nxjerrë gabzherrin për demarkacionin

Aktuale

Çun Lajçi e kërcënon Sali Rexhajn se do t’ia nxjerrë gabzherrin për demarkacionin

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:26
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi e ka kërcënuar Sali Rexhajn se do t’ia nxjerrë gabzherrin nëse vazhdon të mbrojë idenë se demarkacioni me Malin e Zi është në rregull.

Madje, Lajçi ka kërcënuar Rexhajn edhe në emër të këngëtarit Gold Ag.

Sali Rexhaj aktualisht jeton në Zvicër derisa më herët në vitet 90’ta ka qenë i përfshirë në disa parti politike e në organizime studentore për të kundërshtuar regjimin e Serbisë në Kosovë.

Sali Rexhaj vazhdimisht ka komentuar se shënimi i vijës kufitare me malazezët është bërë në përputhje tokën që më parë i ka takuar Republikës së Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat