Musliu: Presheva kërkon përkrahje nga Prishtina për AKSH, ashtu siç e përkrah Beogradi AKS-në

Aktuale

Musliu: Presheva kërkon përkrahje nga Prishtina për AKSH, ashtu siç e përkrah Beogradi AKS-në

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 18:28
Jonuz Musliu

Këshilltar të kuvendeve shqiptare në  Medvegjë, Bujanoc dhe  Preshevë me shumicë votash kanë miratuar themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, konform reciprocitetit dhe si përgjigje të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Presheva nuk kthehet mbrapa me AKSH-në, m’sa Kosova me pavarësinë e saj !

Pas një viti të plote të themelimit të AKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njohurit kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për “Presheva jonë” ka folur për avancimit dhe jetësimit te AKSH në Luginën e Preshevës. Heshtjen e Preshevës rreth AKSH z.Musliu e arsyeton me faktin se “në Luginë kishim zgjedhje, riorganizim të partive  dhe renditjeje të reja  të qeverisjes lokale…”.

Por, sipas tij “kjo nuk donë të thotë se ne kemi harruar Referendumin e marsit të viti 1992, apo Asociacionin e Komunave Shqiptare, përkundrazi është duke u punuar intenzivisht për fuqizimin e këtyre vendimeve dhe akteve historike.”

Se ku qëndron puna e këtij Asociacioni dhe sa është aktiv dhe funksional Jonuz Musliu, kryetari i KKSH- ka pohuar se  “Asociacioni i komunave serbe ka ecur mire, për shkak përkrahjes jo vetëm të Beogradit por edhe të Prishtinës. Te njëjtën  përkrahje ne e kërkojmë edhe nga qeveria kosovare.  Nga Prishtina e Tirana duam që të bëjnë për ne më shume, diçka konkrete veç deklaratave. Presheva nuk dëshiron asgjë me shume nga qeveria kosovare dhe shqiptare,  pos asaj çfarë sot bën  qeveria serbe për serbet e Kosovës”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ish-drejtor  politik i UÇPMB  për fund ka thënë  se “Presheva nuk kthehet mbrapa me AKSH-në, m’sa Kosova me pavarësinë e saj ! Shqiptarët e Luginës duan të drejtat e njëjta sikurse serbët që po themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat