Serbët e zhvendosur nga Mushtishti janë larguar pa e vizituar këtë fshat

Aktuale

Serbët e zhvendosur nga Mushtishti janë larguar pa e vizituar këtë fshat

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 09:08
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) -  Lajmin e kthimit të tyre nga fshati Shirokë i Suharekës ku po prisnin krijimin e kushteve për hyrje në fshatin ku jetonin para luftës e bëri të ditur për Nexhmedin Krasniqi, shefi i Policisë rajonale në Prizren.

“Edhe pse rruga ka qenë e liruar dhe e siguruar, ata nuk kanë pranuar të vijnë,” tha Krasniqi.

Sipas komandantit Krasniqi, serbët nuk kanë hyrë në fshat, ngase kanë thënë se janë vonuar për shkak të protestave në Mushtisht.

Drejt Mushtishtit ishin nisur sot në mëngjes tre autobusë me serbë të zhvendosur në vitin 1999.

Që nga orët e hershme të mëngjesit banorë shqiptarë të Mushtishtit kishin bllokuar rrugën kryesore të fshatit për t’ua pamundësuar të ardhurve vizitën, pasi i akuzojnë ish-fqinjët për përfshirje në vrasjet, dëbimet dhe djegiet e shtëpive gjatë luftës.

Mushtishtë: 24 të arrestuar, katër policë të lënduar

24 protestues janë arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtishtë të Suharekës.

Media raporton nga vendi i ngjarjes se të lënduar lehtë ka pasur edhe nga ana e protestuesve, për të cilët Policia thotë se janë lënduar nga vetë protestuesit duke gjuajtur në drejtim të policëve. 

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe sipas tij, ata kanë arritur ta lirojnë atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkuar të mos hyjnë në fshat për shkak se kanë konsideruar se janë vonuar në pritje.

Policia në këto momente kanë nisur të tërhiqen nga fshati, ndërkohë edhe protestuesit janë duke u shpërndarë. Protesta ka qenë e dhunshme.  

Kujtojmë se nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm banorët e fshatit Mushtisht, të komunës së Suharekës protestuan kundër ardhjes së serbëve në këtë fshat, të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrje në një festë fetare. Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës në komunën e Rahovecit.

Image

Polici, protestuesve: Nuk po më han k***

Një polic, emri i të cilit nuk dihet, është shprehur në gjuhë mjaft eksplicite përballë protestuesve.
Duke dashur të arsyetohet dhe të bëj një marrëveshje me protestuesit, ky polic ka përdorur fjalë jo të përshtatshme.

“A po menoni që unë kam ardh me qef ktu. Nuk po më han k*** hiq”, ka deklaruar polici të cilin mund ta shihni në foto më poshtë.

Në këtë moment ai sheh nga kamera dhe shton: S’po ma nin, qite në facebook.

“Nuk kam nevoj se ta kanë ni mbi 2 mijë veta se live je”, i është përgjigjur protestuesi që mbante telefonin duke incizuar drejtpërdrejt në facebook.

Policia jep detaje nga protesta në Mushtisht, 22 të arrestuar e 2 policë të lënduar

Policia jep për  pasojat e përleshjeve me protestuesit.

Deri tash sipas komandantit të Policisë Rajonale të Prizrenit Nexhmein Krasniqi në polici janë shoqëruar 22 protestues, ndërsa 2 policë janë lënduar lehtë.

Edhe nga protestuesit ka të lënduar, ndërsa ata aktualisht ndodhen në qendër të fshatit.

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi protestuesve iu dha ultimatum 10 minutësh.

Gjatë ndërhyrjes ka edhe të arrestuar, e të lënduar, ndërsa protestuesit e qëlluan policinë me shishe dhe gurë.

Eskalon situata në Mushtisht, Policia ndërhynë prapë

Forcat e Policisë së Kosovës ndërhynë përsëri në Mushtisht, pasi protestuesve iu dha ultimatum 10 minutësh.

Gjatë ndërhyrjes ka edhe të arrestuar, e të lënduar, ndërsa protestuesit e qëlluan policinë me shishe dhe gurë.

Image
Ndërhyrja e policisë dhe kundërpërgjigjja e protestuesve me mjete të forta

Policia u jep ultimatum protestuesve për tu shpërndarë

Policia e Kosovës që po kujdeset për mbarëvajtjen e protestës në Mushtishtë, ka kërkuar nga qytetarët që të lirojnë rrugën për t’iu mundësuar serbëve të marrin pjesë në festën e tyre fetare.

Nexhmedin Krasniqi, Drejtor i Policisë së Prizrenit, duke iu drejtuar protestuesve, ka thënë se rruga duhet të lirohet, me ose pa dashje.

“Ne jemi këtu për të siguruar hapjen e rrugës për serbët që po vijnë për të marrë pjesë në festën e tyre fetare. Ju lutemi që të na lehtësoni punën. Nuk jemi këtu për të përdorur dhunë, por nëse nuk i zbatoni urdhrat tona, do të detyrohemi ta lirojmë rrugën. Keni 10 minuta kohë që ta lironi rrugën”, ka thënë Krasniqi para protestuesve.

Megjithatë, protestuesit kanë thënë se janë të vendosur që të mos e lirojnë rrugën “për kriminelët serbë”. 

Qetësohet situata për momentin në Mushtisht, 13 të arrestuar nga Policia

Pas ndërhyrjes së policisë situata në Mushtisht është më e qetë, por mund të përkeqësohet përsëri.

Përveç forcave speciale të Policisë Rajonale të Prizrenit që ndërhynë më herët, sipas burimeve të kallxo brenda Policisë së Kosovës, jo larg këtij fshati janë vendosur edhe njësi tjera speciale të ardhura nga Prishtina.

Qëllimi i policisë sipas këtyre burimeve është që protestuesit të largohen edhe nga qendra e fshatit, pasi atypari pritet të kalojnë autobusët që do të sjellin ish-banorët serbë të Mushtishtit në kishë dhe në fshat.

Edhe autobusët me këta banorë i janë afruar fshatit.

Aktualisht situata në Mushtisht është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë. Protestuesit dhe policët vazhdojnë të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit.

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht – banorët kundërshtojnë kthimin e serbëve

Policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.

Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur.

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpejkje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll", tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha,zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin "Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi "vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat".?

Eskalon situata në Mushtisht, banorët u bllokojnë rrugën serbëve

Situata ka eskaluar në Mushtisht pasi policia ka nisur aksionin e largimit të protestuesve nga rruga.

Policia ka arritur të zhbllokojë rrugën në të cilën sot në mëngjes kishin dalë banorët e Mushtishtit për të kundërshtuar një vizitë të serbëve që jetuan në këtë fshat.

Pas intervenimit, ajo i ka shtyrë protestuesit deri në qendër të fshatit, duke hapur rrugën e bllokuar. Tash rruga deri te kisha ortodokse e Mushtishtit është e hapur.

Image

Banorët e Mushtishtit bllokojnë rrugën, nuk lejojnë kthimin e serbëve

Banorët e Mushtishtit kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të penguar ardhjen e paralajmëruar të ish-banorëve serbë.

Serbët që jetuan në këtë fshat deri në vitin 1999 kanë paralajmëruar vizitë në Mushtisht dhe kishën e këtushme ortodokse për të kryer rite fetare.

Rruga e bllokuar çon drejt qedrës së fshatit dhe nëpër të mund të vinë për vizitë ish-banorët serbë të larguar pas luftës.

Banorët që me vete mbajn flamuj kuq e zi u nisën nga qendra e fshatit për ta bllokuar rrugën kryesore, por më pas u përballën me një kordon policor.

Policia u kërkoi të mbledhurve të lirojnë rrugën, por ata marshuan duke thyer këtë kordon.

Aktualisht policia ka krijuar një kordon tjetër, ndërsa banorët po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, transmeton kallxo.

Në Mushtisht ka ardhur edhe Njësia Speciale e Policisë me pajisjet për intervenim dhe është vendosur disa metra larg protestuesve.

Më 21 gusht disa të rinj nga ky fshat vendosën një pllakat në qendër të Mushtishtit kundër kthimit të paralajmëruar të ish-banorëve serbë të këtij fshati.

Në pllakat, përveç fotografive, në anglisht dhe shqip u shkrua “kjo është ajo që lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal”.

Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq paralajmëroi kthimin e serbëve në Mushtisht në ershor të këtij viti. Banorët shqiptarë të fshatit i akuzojnë ish-fqinjët e tyre serbë se përfshinë në fushatat e vrasjeve të njerëzve të fshatit, djegies së shtëpive dhe plaçkitjeve gjatë kohës së luftës së vitit 1999.

Edhe në Gjakovë shpeshehrë gjatë vizitave të ish-banorëve serbëpër rite fetare, ka pasurprotesta të fqinjve të tyre shqiptarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat