Nëna Terezë, krenaria e shqiptarëve

Aktuale

Nëna Terezë, krenaria e shqiptarëve

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 09:16
Nënë Tereza

Zëvendësipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji ka thënë se shenjtërimi i Nënës Terezë është mirënjohje e Kishës Katolike dhe e mbarë njerëzimit për bijën, motrën dhe nënën shqiptare. Sipas tij, Nëna Terezë është ndër figurat më të çmuara të botës shqiptare dhe më gjerë. Këto deklarata ai i ka dhënë në një intervistë për Zëri, në të cilën ka folur për rolin e Nënës Terezë në botën shqiptare dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Gjergji gjithashtu ka thënë se harmonia ndërfetare vazhdon të jetë e fortë ndër shqiptarë, megjithëse, sipas tij, ka përpjekje nga jashtë për ta prishur këtë. Ndërsa duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, Gjergji ka thënë se de fakto kjo njohje ka ndodhur, por, sipas tij, njohja formale është vetëm çështje teknike dhe administrative.

Më 4 shtator bëhet shenjtërimi i Nënës Terezë, si e vlerësoni këtë ngjarje?

Gjergji: Ngjarje e mrekullueshme, madhore dhe një mirënjohje si nga ana e Zotit, ashtu edhe nga ana e Kishës Katolike dhe e mbarë njerëzimit për një bijë, motër dhe nënë shqiptare, e cila e mahniti mbarë botën me dashurinë në veprim. Prandaj është kurorëzimi i vuajtjeve shumëshekullore, martirizimi ynë, është lashtësia jonë, është krishterimi ynë  dy mijëvjeçar, është gjithë ajo çka kultura ilire, arbërore dhe shqiptare i ka dhënë botës dhe njerëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat