Petrit Zogaj kundër protestës së banorëve të Mushtishtit

Aktuale

Petrit Zogaj kundër protestës së banorëve të Mushtishtit

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 10:06
Petrit Zogaj

Drejtuesi i Lëvizjes Fol, Petrit Zogaj, ka thënë se banorët e Mushtisht do të duhej të ngritnin kallëzime penale për serbët që kanë bërë krime gjatë luftës në Kosovë, e jo të protestojnë në rrugë kundër kthimit të tyre.

Zogaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “duhesh me qenë i rrjedhur nga truri që të kërkosh që serbët të mos kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Kontributin ma të madh që banorët e Mushtishtit kishin me e ba për shqiptarët e serbët është me e perpilu një listë, me ngritë kallëzime penale, me i ç’u në gjyqe me serbët që kanë qenë në luftë të angazhuar dhe janë kanë të përfshirë në krime, e jo të protestojnë kundër kthimit të serbeve në Mushtisht”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat