"Petrit Zogaj, doku ka Lybeniqi, e mëson çka është lufta dhe masakrat"

Aktuale

"Petrit Zogaj, doku ka Lybeniqi, e mëson çka është lufta dhe masakrat"

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 28 gusht 2016 Në ora: 11:26
Petrit Zogaj

Historiani Shkodran Imeraj, ka reaguar pas deklaratës së publicistit Petrit Zogaj rreth ngjarjeve të sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës. Imeraj, e ka quajut banal mendimin e z. Zogaj për kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në Mushtisht dhe kudo tjetër.

Ky është postimi i plotë i Imerajt në profilin e tij në FB:

Dhuna e përdorur nga ana e Policisë se Kosovës ndaj demonstrueseve në fshatin Mushtishtë të Suharekës është e pa pranueshme dhe e pa justifikueshme, ngase bie ndesh me të drejtën fondamentale për të demonstruara e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës se Kosovës. E drejta e mushtitasve për të demonstruara është e drejtë legjitime ngase ata janë kundër vizitës në këtë fshat të një grupi serbësh të cilët sipas vendasve janë të ndërlidhur me krimet e bëra në këtë rajon gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999. Shteti i jonë është dashur që pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, të ngritë një komision të veçantë për të përgatitur një kallëzim penal për gjenocid të kryer nga serbët dhe Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, andaj mendimi i Petrit Zogajt, është shumë banal dhe i pa pranueshëm, kur dihet se shteti i jonë ka dështuar në mbledhjen e fakteve për gjenocidin e kryer në Kosovë, e ai flet se këtë duhet ta bëjnë banorët, kur dihet se kjo është detyrë e shtetit. Petrit, mos harro shko një herë ka Lybeniqi i Pejës, ku serbët kanë kryer njërën ndër masakrat me të mëdha në Kosovë me 1999, ku është vrarë e masakruar në mënyrën me çnjerëzore fëmija 18 muajsh Muhamet (Qamil) Ukshinaj, ku as sot pas 17 vitesh të çlirimit të Kosovës ende nuk dihet për fatin e tije dhe të familjes se tije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat