BE e shqetësuar për incidentin në Mushtisht

Aktuale

BE e shqetësuar për incidentin në Mushtisht

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 18:10
Flamuri i Bashkimit Evropian

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësimin për incidentin e sotëm në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës.

Zyra e BE-së ka lavdëruar Policinë e Kosovës për “parandalimin e lëndimeve dhe dëmeve materiale”.

“Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respektimi i së drejtës për t'u kthyer, është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së, në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat