#Protestoj, nesër aksion simbolik para Qeverisë

Aktuale

#Protestoj, nesër aksion simbolik para Qeverisë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 22:30
Ilustrim

Pjesëtarë të organizimeve të protestave kundër “Dosjes së Shefave” kanë paralajmëruar për një aksion simbolik për nesër në mesditë.

Nëpërmjet një komunikate për media organizimi i quajtur  #Protestoj ka paralajmëruar për një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë.

Aksioni është paralajmëruar për orën 11 e 30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Që nga fillimi i publikimeve të përgjimeve telefonike ku protagonist kryesor i tyre është deputeti Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, #Protestoj ka organizuar disa aksione dhe protesta në Prishtinë me kërkesën- dorëheqjen e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat