Vetëvendosje: LDK-në po e çon PDK-ja e ShIK

Aktuale

Vetëvendosje: LDK-në po e çon PDK-ja e ShIK

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:45
Foto ilustrim, Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate ka thënë se ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë fjalë për përgjimet ata kanë reaguar shumë shpejtë ndaj deputetit Driton Çaushi, i cilia ia përmendi Isa Mustafës 70 dosjet që tash e sa kohë i ka në Prokurori.

LDK-ja sipas Vetëvendosje që e mori në mbrojtje Adem Grabovcin për punësimet e jashtëligjshme, tani është shërbyer me listën e PDK-së për “punësimet” e Shpend Ahmetit, të cilën e përgënjeshtruan vetë eksponentë të kësaj të fundit.

Sipas tyre në Komunën e Prishtinës dhe në borde të ndërmarrjeve vazhdojnë punën familjarë të zyrtarëve të LDK-së dhe militantët e saj, të punësuar gjatë qeverisjes 14 vjeçare të LDK-së dhe sipas tyre Klanit të Hamitëve.

Vetëvendosje për LDK-në ka shkruar se kjo parti me një kryetar pakurrizor, e tradhtoi elektoratin e saj duke i hyrë nën sqetull PDK-së dhe SHIK-ut,vazhdon të përtypë shpifje e broçkulla të ndryshme dhe merr mudn të flas për perspektivën evropiane dhe miqësinë e Kosovës me ndërkombëtarët dhe sipas tyre ata nuk thanë asnjë fjalë kur Hashim Thaçi është tallur me po këta.

Vetëvendosje cilëson se LDK e kaluar në njërën anë nga Hashim Thaçi e në anën tjetër nga Kadri Veseli, të prirë nga degraduesi i Prishtinës, Isa Mustafa, po ecë sigurt drejt humnerës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat