AAK dhe Nisma të gatshme të shkojnë në takim te Kelmendi

Aktuale

AAK dhe Nisma të gatshme të shkojnë në takim te Kelmendi

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 12:39
Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj

AAK dhe Nisma për Kosovën kanë thënë se janë të gatshëm që në funksion të përmbylljes së Demarkacionit me Malin e Zi të marrin pjesë edhe në takimin e ftuar  nga deputeti Ramiz Kelmendi.

“Idenë e këtij takimi e kuptojmë si edhe një mundësi tjetër, që përfaqësuesit e institucioneve të Shtetit, të binden që Qeveria dhe Komisioni Shtetëror i Demarkacionit, i kanë bërë disa gabime në Marrëveshjen për Demarkacionin, të arritur me palën Malazeze, dhe se rrugëdalja nga një situatë e tillë, është korrigjimi kësaj Marrëveshjeje dhe kthimi i kufirit në dy pikat kontestuese, në Kullë dhe në Çakorr”, thuhet në njoftimin për media.

AAK dhe Nisma, janë shprehur të bindur se pozicioni që ato përfaqësojnë, është i drejtë, i saktë dhe në interes të fqinjësisë së mirë dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Malit të zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat