Kelmendi numëron të këqijat që PDK-ja ia solli vendit

Aktuale

Kelmendi numëron të këqijat që PDK-ja ia solli vendit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 29 gusht 2016 Në ora: 15:36
PDK

Njohësi i çështjeve juridike dhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka numëruar të këqijat që i ka përjetuar vendi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Prof. Muhamet Kelmendi, ka shkruar ndër të tjera se PDK-ja nuk pati asnjëherë platformë politike të qartë, pasi vit pas viti arriti që të kriminalizohet si pushtet,

“PDK - parti e gjepave: Ka vite qe PDK ka filluar të zhbëhet si parti dhe të shndërrohen në një subjekt që udhëhiqet nga grupet e interesit, duke e zhveshur atë dhe duke e shndërruar në një subjekt që vetëm gjejmë po i sjellë Kosovës. PDK u formua nga njerëzit të cilët e patën shkatërruar dhe deformuar UÇK dhe LPK- në. Më të u bashkuan edhe njerëzit që i ndejtën besnik idesë së zhbërjes së LPK-se si organizatë. Kjo parti u formua pa principe dhe pa ndonjë platformë të caktuar politike. Kësaj i mungoi edhe ideologjia, baza e shëndosh juridike dhe organizative. Kurrë PDK nuk pati plateformë të qarte politike. Ajo nuk ka asnjë platforme shoqërore dhe as sociale. Për këtë shkak, vit pas viti arriti te kriminalizohet si subjekt. Kjo, vetëm për faktin se kjo parti nuk kishte ideologji kombëtare dhe nuk jepte zgjidhje për problemet që i kishte vendi. PDK nuk u shndërrua kurrë as në parti të masave. PDK-së i mungon profilizimi politik, ekonomik, juridik dhe shoqëror. Ajo nuk arriti kurrë të ketë një platforme të qartë diplomatike. Në PDK behet politika nepotiste dhe shume destruktive, e të pa kurriztë. Në këtë parti lulëzuan teori e teori të ndryshme, nga e majta, e qendrës, e qendrës së majte e të djathtë, e deri te ajo e djathtë, pa një profilizim politiko-shoqëror. Në ballë të PDK-së dolën individët e pakurriztë, lakenjtë e interesit politik,e kurrë njerëzit e luftës, kuadrot nga masat e gjëra të popullit, politikanet dhe ekonomistët profesional, pa bërë fjalë për ideologët, të cilët injorohen ashpër”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, klika e PDK-së tash është forcuar.

“Klika në PDK u organizua dhe tash është forcuar. U bashkuan rreth Thaçit individët e interesit. U ofrua Haliti e Syla, Hoxhaj, Grabovci, Veseli, x e x bajramët, Krasniqët etj. E kush nuk u bashkua! Zatën nuk kishte të tjerë që të bashkoheshin, sepse vet themeluesi, kishte pikëpamje klientaliste. E tërë superstruktura e PDK-së u bë grupore dhe tejet karrieriste, pa asnjë ideologji që garantonte të ardhmen e vendit. Në PDK u instalua krimi dhe korrupsioni. Erdhën njerëzit e nëntokes në udhëheqje. Të tjerët janë vetëm shërbëtor të tyre. Po interesi i individëve në udhëheqje ishte i lartë. Ata u bënë milionerë. Ekonomia e Kosovës u vasalizua ndaj politikes. Udhëheqësit e PDK-së u futen në shtet dhe tërësisht e vune ne kontrolle ekonomine, policine, prokurorin dhe gjyqësorin”, ka theksuar ai.

Sipas prof. Kelmendit, PDK-ja arriti të kapi pushtetin në të gjithë strukturën e vet.

“U futen nëpër borde njerëz të partisë. E tërë administrata, arsimi, policia, sistemi gjyqësor, PTK, Elektroekomomia etj. kontrollohen nga PDK. Këndej filloj edhe lufta e ashpër kundër vendit. PDK me Thaçin e Veselin filluan edhe shkatërrimin e tërë bazës ekonomike dhe te superstrukturës. Këtu po i theksoj disa çështje që tregojnë se çka është PDK”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka numëruar edhe disa cështje të tjera që sipas tij, tregojnë se cka është PDK-ja.

“Konkretisht: 1. Për të sunduar në vend futi në punë dhe lidhi e po lidhë koalicione me njerëzit më të dëmshëm në vend; 2. E riktheje në pushtet Isa Mustafen; 3.. Instaloi krimin dhe korrupsionin në Institucionet e shtetit; 4. Për te sunduar vendosen njerëzit e korruptuar dhe të shantazhuar, e që kishin qenë në shërbim të regjimit pushtues serbomadh, kudo; 5. E futën shtetin serb brenda vendit; 6. Nën udhëheqjen e saj u nënshkrua themelimi i komunave serbe ne një hapësirë mbi 20% të Kosovës; 7. U nënshkrua Asociacioni i komunave me shumicë serbe në mes Thaçit dhe Daçiqit në vitin 2013 dhe në vitin 2015 midis Mustafes e Vuqiqit; 8. I dhanë Maqedonisë mbi 5 mije ha. toke. 9. Nënshkruan demarkacionin me Malin e Zi ku me të po humbëë vendi mbi 8 mijë ha. toke;10. Themeluan gjykatat e pavarura në Kosovën Veriore; 11. Ben pranimin de-jure te krimineleve serb (rojet e ures) ne institucionet e shtetit ne Veri; 12. Pavarësuan tërësisht Kosovën Veriore dhe e shndërruan atë në vend serb; 13. Tash po punojnë për ndarjen dhe copëtimin vendit tonë; 14.. Futen konflikte të mëdha në mes subjekteve politike dhe midis popullit tonë, krahinave dhe lokacioneve; 15. Po bene presion mbi deputet qe te ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, duke kercenuar etj. I përmenda këto të dhëna për të kuptuar dhe vërejtur se PDK ka dalë në kundërshtim me interesat e popullit dhe të shtetit. Ajo ka rrëshqitur në pikëpamjet e veta të proklamuara dhe ka kaluar në parti pa principe, shume konfliktuoze, jo popullore dhe shkatërrimtare për vendin. PDK është shndërruar tërësisht në parti të korrupsionit. Tërësisht udhëhiqet nga njerëzit e korruptuar dhe të pacipë. PDK nuk ka më parime politike dhe as ideologji mbi të cilën vepron dhe e ndërton veten. Për të parim është vjedhja, ideologji është shkatërrimi i vendit. I mbetet popullit që këtë parti të dënoj. Kjo parti me këta njerëz dhe me këtë politikë duhet të shkatërrohet. Ajo nuk ka me ideale. Njerëzit e saj nuk kane mendime. Ne te nuk punohet per shtet po per gjep. Këndej, është shndërruar në parti të rrezikshme për vendin. Jeta e saj është shkatërrimi i Kosovës.MK”, ka shkruar prof. Muhamet Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat