Reagon ashpër Shkurte Fejza: Pse nuk po i ktheni shqiptarët në veri, por serbët në Mushtisht!

Aktuale

Reagon ashpër Shkurte Fejza: Pse nuk po i ktheni shqiptarët në veri, por serbët në Mushtisht!

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 16:54
Shkurte Fejza

Ka reaguar përsëri këngëtarja jonë e famshme e muzikës popullore, Shkurte Fejza, për ngjarjet që kanë ndodhur ditën e djeshme në vendin e saj të lindjes , Mushtisht.

Ajo ka shprehur solidaritet të plotë me bashkëvendësit e saj, por ka shprehur zhgënjim për punën e institucioneve tona, për mos arrestimin e kriminelëve serbë që kanë kryer krime në këtë vend./BS

Ja postimi i plotë

Për Mushtishtin 
Po, solidarizohem me bashkfshatarët e mi, unë jam pjesë e tyre. Në Mushtisht janë vrarë familjarët tanë, janë vrarë njerëz të pafajshëm, pleq dhe gra, janë vrarë edhe njerëz të sëmurë në shtrat të palëvizshëm, Eshtë djegur i gjithë fshati, janë bërë dëme të mëdha njerëzore dhe materiale. Të gjitha këto krime i kanë bërë forcat serbe por edhe serbët lokal kanë marrë aktive në këto krime. Ne si familje kemi humbur shumë njerëz tanë dhe shumica e Mushtishtasve i kemi pëjetuar personalisht mizoritë e tyre. Tani edhe pas 17 viteve kemi njerëz të zhdukur. , Krimininelët nuk janë dënuar dhe as nuk janë denoncuar. 
Cka kanë bërë institucionet tona për këta njerëz ? Asgjë
Cka është më e keqja cdo vjet provokohen qytetarët me dofarë akcione për kthimin e serbëve, vizitat e tyre me polici, me force në emës të së drejtës së tyre në pronat e tyre.
Po ne shqiptarët a kishim të drejtë edhe ne të jetonim në shtëpitë tona kur na përzunë, kur na dogjen dhe na i vranë njerëzit para syve tanë . E gjerë sot as nuk u dënuan kriminelë, as nuk u gjetën të gjithë të vrarët por as nuk iu kërkua falje qytetarëve të lënduar shpirtërisht sa për një ngushllim që do të ishte një akt i civilzuar si në gjithë botën e qytetëruar. Kjo i bie se ne nuk kemi patur dhe nuk kemi asnjë të drejtë dhe ata paskan të drejtë të na vrasin, të na djegin, të na dëbojnë dhe tani prap kanë të drejtë të vijn të krekosur me këngë e me zhurmë si triumfues . 
Neve nuk na duhen pronat e tyre. 
Të krijohen kushtet për kthimin e qytetarëve , le të kthehen shqiptarët ne Mitrovicën veriore të cilët kanë qenë viktima dhe nuk kanë bërë krime ndaj fqinjëve të tyre. 
Pse po bëhet eksperiment në mënyrë provokative me Mushtishtin
Mushtishtasit janë të irrituar edhe ndaj institucineve tona qe po iu premtojnë atyre cdo gjë dhe po e dërgojnë policinë që ti rrahin të gjithë ata që kundërshtojnë, ndërsa vet ata rrinë kabineteve ose shkojnë në pushim në kohën kur i kanë fuar serbët të vijnë në Mushtisht. 
Kjo është shumë e pandershme nga ana e politikës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat