Kosova nën terrorin e sulmeve me bomba

Aktuale

Kosova nën terrorin e sulmeve me bomba

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 gusht 2016 Në ora: 18:18
ilustrim

AKI –ja dhe Policia të japin llogari
 “Si fenomen do të duhej vendosur në prioritetin e parë i cili paraqet rrezik e i cili fenomen nëse nuk zbardhet mund shumë lehtë të marrë përmasa recidiviste. Për luftën ndaj krimit të çfarëdo lloji është folur shumë e veç që nuk ka lëvizur asgjë, ky po bëhet edhe fenomen që frikshëm mund të jetë imazhi i parë për Kosovën në botë”, ka thënë politologu Albinot Maloku

Rasti i vendosjes së bombës pranë shtëpisë së Murat Mehës, sulmi ndaj Kuvendit dhe së fundmi sulmi ndaj RTK-së dhe drejtorit të saj, Mentor Shala, kanë mbetur ende pa epilog. Thuajse të gjitha sulmet që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë,  ende nuk janë zbardhur nga organet kompetente.  Analistët politikë dhe ekspertët e sigurisë vlerësojnë se situata e gjithmbarshme e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar dhe për këtë gjendje alarmante përgjegjësinë kryesore e mbanë qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.  Sipas tyre, një klasë politike e cila bashkëjeton me aferat korruptive dhe i mbanë protagonistët e tyre në pushtet, nuk e ka të largët ballafaqimin me pakënaqësinë e qytetarëve të papërmbajtur.   

Ata pohojnë se organet ndjekëse sikur policia, gjyqësia dhe  prokuroria  duhen të jenë të shqetësuar për këto ndodhi,  të punojnë më shumë në këtë drejtim dhe të jenë më efikase në veprat kriminale, në të kundërtën udhëheqja e saj prej Ministrit të Punëve të Brendshme e tutje duhen të japin dorëheqje.

Të zbardhen sulmet

Albinot Maloku politolog, ka thënë se rastet e ndodhura kohëve të fundit në Kosovë e të pa zbardhura deri më tani mund të kenë dy arsye, e para dikujt mund ti konvenojnë dhe e dyta pa zotësia e të gjitha organeve të sigurisë në vend për të zbardhur këto raste. “Si fenomen do të duhej vendosur në prioritetin e parë i cili paraqet rrezik e i cili fenomen nëse nuk zbardhet mund shumë lehtë të marrë përmasa recidiviste. Për luftën ndaj krimit të çfarëdo lloji është folur shumë e veç që nuk ka lëvizur asgjë, ky po bëhet edhe fenomen që frikshëm mund të jetë imazhi i parë për Kosovën në botë”, ka thënë Maloku. Ndërsa, Arbër Gashi njohës i çështjeve politike ka thënë, se situata e gjithmbarshme e sigurisë në Republikën e Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar dhe për këtë gjendje alarmante përgjegjësinë kryesore e mbanë qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme.  “Shikuar realisht, dorëheqja e ministrit Hyseni do të ishte rrjedhë logjike dhe akt i marrjes së përgjegjësisë në aspektin moral, përderisa Policia e Kosovës dhe AKI-ja mbajnë përgjegjësi direkte për zbulimin e atyre që supozohet të jenë përgjegjës ligjorë për aktet e fundit të dhunës. Kjo gjendje e pasigurisë kolektive nuk mund të vazhdojë gjatë, sepse në një moment të caktuar shpërthimi i pakënaqësisë mund të jetë aq i papërmbajtur, saqë mund ta vërë nën pikëpyetje edhe vetë aftësinë shtet mbajtëse të klasës aktuale politike në Republikën e Kosovës”, ka thënë Gashi. Sipas tij, një klasë politike e cila bashkëjeton me aferat korruptive dhe i mbanë protagonistët e tyre në pushtet, nuk e ka të largët ballafaqimin me pakënaqësinë e qytetarëve të papërmbajtur.  “Të sfidosh mentalitetin e turmës është njësoj sikurse të bësh vetëvrasje me paramendim”, ka thënë Gashi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat