Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë për pushtet

Aktuale

Kurti për AAK-në: Zemërimin më të vogël se lakminë për pushtet

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 23:42
Albin Kurti

Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë të tij se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ndalur në rezistencën e saj karshi pushtetit aktual, sepse e ka më të madhe lakminë se sa zemërimin.

Kurti, në intervistën dhënë portalit Periskopi, thotë se moti kanë paralajmëruar se AAK-ja flirton me pushtetin.

“E kemi paralajmëruar qysh herët komunikimin flirtues (të AAK-së) me pushtetin dhe unë besoj që zemërim i udhëheqjes ka qenë më i vogël se sa lakmia, pra zemërimi me gjendjen aktuale ka qenë më i vogël se sa lakmia për pushtet dhe kjo i ka zmbrapsur në rezistencën dhe qëndrueshmërinë e tyre”.

Kurti ka thënë se “udhëheqësia e AAK-së dhe e Nismës është tepër e qetë për të qenë e brengosur”.

Ai u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të Republikës, përfshirë anëtarësinë e AAK-së dhe Nismës, që të jenë me 1 shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Ibrahim Rugova’”.

“Vetëm duke pasur Republikë mund të jemi qytetarë dhe 1 shtatori është data vendimtare për këtë gjë, protestat në të kaluarën nuk kanë kuptim pa u pasuar me protestën e 1 shtatorit”, ka thënë pos tjerash Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat