‘Të zhdukurit, plagë e Kosovës që s'po shërohet’

Aktuale

‘Të zhdukurit, plagë e Kosovës që s'po shërohet’

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:17
Pal Lekaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, ka thënë se po bëhen 17 vite që fati i të zhdukurve të luftës së fundit nuk po zbardhet.

Në një njoftim për media, thuhet të mos vazhdohet edhe më tutje me enigmën, e cila po shton dhimbjen e familjarëve për më të dashurit e tyre.

“Institucionet e Kosovës, nuk duhet të kenë as edhe një ditë bisedime me shtetin i cili edhe i shkaktojë viktimat edhe nuk po jep as me të voglën informatë për fatin edhe të mbi 1500 të zhdukurve. Institucionet shtetërore nuk po e kuptojnë ose po bëhen kinse s'po e kuptojnë lojën e turpshme të Serbisë me fatin e atyre që i provojë nga jeta padrejtësisht para 17 viteve. Në vend të penalizmit të saj për ato çka i ka shkaktuar në Ballkan, Serbia po "përkëdhelet" dhe po i bëhen koncesione të tjera në kurriz të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ata u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, vendorë e ndërkombëtar, të rritet trysnia ndaj Serbisë e të bëhet e mundur zbardhja e fatit te të gjithë personave të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat