Shënohet dita e të pagjeturve në Merdare

Aktuale

Shënohet dita e të pagjeturve në Merdare

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:49
Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

(E plotësuar ) - Në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Merdare, është shënuar Dita ndërkombëtare e të pagjeturve, 30 gushti, ku janë përkujtuar 1666 të pagjeturit shqiptarë të cilët janë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësuesi i familjeve të personave të pagjetur, Bajram Qerkinaj, tha se përfaqësuesit e institucioneve kanë thënë mjaft fjalë të mëdha, por familjarët e të pagjeturve janë ngopur me fjalë dhe krejt çfarë duan është gjetja e më të dashurve të tyre.

Qerkinaj: Nuk po mund të flas shkurt kur po shoh fytyra të vrazhda 

“Ne në këtë pikë pikëllimi kemi pas lot shumë, por të ju them, ta marr veç një shembull se kemi pas edhe pikë gëzimi, e ai njeri është këtu prezent me neve, pesë anëtarë i ka të pagjetur, dy të vet, dy të vëllait dhe një tjetër, pesë anëtarë vet një drejtues ose zot shtëpie dhe kur kanë ardhur për herë të parë ti bëjmë mbetjet mortore apo kufomat prek këtu ai e ka dhënë një intervistë e cila është sot e regjistruar dhe e kemi në ram, Halil Prekani thotë se sot jam i gëzuar sikur me i pa ata pesë ka ecin këtu në Merdare, është këtu haxhiu  etu kisha lut me u qu në këmbë, është shumë interesant se këtu kemi marrë edhe njerëz të gjallë të cilët nuk e kemi dit ku janë. Flora Brovina ka zbrit e ka puthë tokën, në vend të kuqit ju bë e zezë por edhe me lot e lajke, zonja Nesrete shumë herë i ka ra t’fikt këtu, bile bile një herë unë e kam kap vet i dyti me ndreq në këmbë se ra në tokë. Do të thotë kemi pas të lloj llojshmëri të këtij vendi, kësaj pike për shkak se këshilli i institucioneve ose përfaqësuesit e juaj e kanë kërkuar të vihet një gurthemel dhe të përkujtohet ata çka e tha edhe nënkryetari jo veç na por edhe pasardhësit tonë. Kisha pas qef me kanë edhe më i shkurtë por nuk po mundem kur po i shoh do fytyra të vrazhda”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se 30 gushti nuk bënë mrekulli, por sipas tij kjo datë po shfrytëzohet për ti treguar botës për problemin që e ka populli jonë.

Gjetaj: Ti tregojmë botës se edhe ne jemi pjesë e fatkeqësisë

“30 gushti nuk bënë mrekulli, nuk i zgjidh ët gjitha problemet, vetëm me homazhe dhe këtë formë të ndërtimit e përkujtimeve nuk e zgjidhim problemin e ndriçimit të fatit të mbi njëmijë personave të zhdukur por e shfrytëzojmë si moment për ti treguar botës se edhe ne jemi pjesë e kësaj fatkeqësie, edhe ne kemi pësuar dhe pasojat e një luftë të pakuptimtë me përmasa gjenocidale i kemi përjetuar ë kurrizin tonë dhe si pasoj e asaj kemi ende një numër shumë shqetësues të peronave të pagjetur por edh enjë nëse mbetet për ne do të jetë shqetësim”, deklaroi ai.

Kurse, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Lirie Kajtazi, theksoi se përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës po e mbajnë përgjegjësinë që e kanë marrë duke u munduar që të bisedoj me shtetin serb, i cili shtet, sipas saj, pak e njeh humanitetin.

Kajtazi: Po bëjmë gjithçka që ta lehtësojmë dhimbjen tuaj

“Ne si kuvend i Republikës së Kosovës po vazhdojmë që ta mbajmë përgjegjësinë tonë për ta zhdukur atë e cila rëndon tek ju tash e sa vite dhe në këto procese të vështira në çështjen e cila e ka bo politika nga lufta që e lamë pas ne po vazhdojmë me hapat politik, po vazhdojmë me dialogim me shtetin serb një shtet i cili pak e njeh humanitetin, pak apo hiq, pak e njeh të drejtën ndërkombëtarë me një ditë të veçantë ku ne sot e shënojmë një ditë të tillë i adresohemi edhe atij shteti por mbi të gjitha edhe ndërgjegjes ndërkombëtar për të ushtruar një preson më të theksuar që të tejkalohet ky problem”, tha ajo.

Kurse, familjarët e të pagjeturve janë ata të cilët familjarët e tyre po i presin edhe pas 17 viteve.

Sherife Koca e cila e ka të zhdukur djalin, thotë se ende po shpresoj që djali do ti kthehet.

Koca: Djalin e kam të zhdukur qe 17 vjet

“Djalin e kam të zhdukur. Ushtar e kam pas prej luftës ma nuk dimë sen, gjithë po mbaj ymyt që janë gjallë por nuk po mundemi ma shumë. Dhjetë ditë pa i mbush 20 vjet, ushtar e kam pas, ma kanë marrë, nusen ma kanë lënë shtatzënë, çika e ka marrë çikën dy muajsh e ka rritë edhe ma qashtu dalim sa herë mundemi me ditë për fatin e tyre”, shprehet ajo.

Të pranishmit i përshëndeti në emër të kryetarit edhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në Mendarë u vu edhe gurthemeli i një lapidari i cili do të ndërtohet në shenj nderimi për të gjithë të pagjeturit e luftës në Kosovë.

Përurohet përmendorja për 1666 të zhdukurit e Kosovës

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, ku u përurua edhe një përmendore në shenjë nderimi për 1666 të pagjeurit e Kosovës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Prenk Gjetaj, tha se përkujtimi I të pagjeturve nuk ndihmon asgjë për gjetjen e më të dashurve, por u shpreh se kjo ndihmon për t’i treguar botës për këtë problem. Ai tha se adresa për kërkimin e të pa gjeturve është kufiri me Serbinë.

Tubimi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur u organizua nga  Këshilli Koordinues i  Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat