Ahmeti për arrestimet: Në Kosovë është intensifikuar lufta ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Ahmeti për arrestimet: Në Kosovë është intensifikuar lufta ndaj Vetëvendosjes

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:20
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dyshohen për sulmin e 4 korrikut ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Ahmeti përmes Facebook-ut ka thënë se institucionet e vendit kanë treguar se janë të kapura, dhe se për këtë Ahmeti thotë se këtij pushteti po I vjen fundi.

Ahmeti ka shtuar se pas publikimit të përgjimeve të aferës së njohur si “Pronto” është intensifikuar lufta ndaj VV-së.

"Me daljen e përgjimeve dhe me shtimin e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në Kosovë është intensifikuar lufta speciale ndaj Lëvizjes dhe kundërshtarëve të tjerë. Sa më afër fundi i këtij pushteti aq më të ashpër do të jenë me të gjitha mjetet e institucionet të identifikuara si të kapura.

Inskenimet, shpifjet dhe sulmet do të jenë më të shumta dhe më të mëdha. Ndaj komunës janë shtuar sulmet, shpifjet, hetimet etj.

Qytetarët duhet të qëndrojnë bashkë, sepse bashkë do ta sjellim fundin e prontos. Nuk ka presion qe na zbraps, sulm që na dobëson e inskenim që na ndal. Fundi po ju vjen", ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat