Ymeri: Aktivistët tanë po arrestohen në stilin e UDB-së

Aktuale

Ymeri: Aktivistët tanë po arrestohen në stilin e UDB-së

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 12:26
Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri arrestimet e sotme ndaj aktivistëve të Vetëvendosje i ka quajtur akt klasik i përndjekës ndaj kundërshtarëve politikë.

Ymeri gjatë një koherence për medie ka thënë se nuk është hera e parë që Policia e Kosovës ka vepruar kështu. "Kjo është saktësisht mënyra se si UDB-ja e përdorte dikur dhe që e ka përdorur Shik-u që sa kohë në Kosovë", ka thënë Ymeri.  

Ai ka thënë se nuk kanë heshtur, nuk do të heshtin asnjëherë duke shtuar se vetëm se po i bindin që të vazhdojnë tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat