Kjo është gruaja shqiptare e ambasadorit O'Connell

Aktuale

Kjo është gruaja shqiptare e ambasadorit O'Connell

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 13:19
Ruairí O’Connell

Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, Ambasadori Britanik në Prishtinë Ruairí O’Connell and bashkëshortja e tij Elida Ramadani - Lawton O’Connell vendosën lule sot pranë ‘Përmendores dedikuar personave të pagjetur’ në Prishtinë.

Për të shënuar këtë ditë, Ambasadori O’Connell dhe homologu i tij, Ambasadori Britanik në Beograd Denis Keefe CMG, lëshuan një deklaratë të përbashkët:

“Eshtë mjaft e dhimbshme që edhe sot pas 17 vitesh, janë akoma 1665 persona të pagjetur. Mungesa e progresit në gjetjen e personave të pagjetur si dhe në zbardhjen e fatit të tyre sjellë vuajtje si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e në veçanti tek familjet e personave të pagjetur. Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë të bëjnë përpjekje maksimale në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze''.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat