Policia: Kemi prova të mjaftueshme se aktivistët e VV-së ishin të përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit

Aktuale

Policia: Kemi prova të mjaftueshme se aktivistët e VV-së ishin të përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:31
Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Astrit Dehari dhe Frashër Krasniqi

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka treguar faktet të cilat kanë quar në arrestimin e gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në orët e mëngjesit.

Prokurori Adburrahim Islami nga Prokuroria Speciale ka thënë se policia në bashkëpunim me Prokurorinë që nga data 4 gusht kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit kanë filluar me mbledhjen dhe vërtetimin e të gjitha provave.

Ai ka shtuar se Prokuroria pas mbledhjes së provave nga ana e policisë , ka ardhur në përfundim se këta gjashtë të dyshuar të cilët janë arrestuar sot kanë qenë të përfshirë në sulmin e ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

Islami ka shtuar se do të parashtrojnë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë.

Në anën tjetër Luan Keka nga drejtoria e antiterrotit në Policinë e Kosovës, ka thënë se më datën 4 gusht kur ka ndodhur edhe sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dëshmi relevante që na kanë ndihmuar të vazhdojmë më hetimet.

“Drejtoria kundër terrorizimit ka filluar hetimet në dy pista: zbardhjen e kryerësve të këtij sulmi dhe identifikimin e autorëve të cilët kanë marrë përsipër sulmin. Këto hetime na kanë quar deri tek një grup i dyshuar i cili u arrestua edhe sot pas disa bastisjeve të policisë në gjashtë lokacione të ndryshme”, ka thënë Keka.

Ai më pas ka prezantuar edhe disa fotografi ku shihen të dyshuarit për kryerjen e këtij sulmi me në motoçikletë që sipas Kekës është përdorur për nga personat për të kryer sulmin ndaj Kuvendit.

Keka ka shtuar se tek personat e arrestuar janë arrestuar janë gjet armë për të cilët personat nuk kanë pasur leje për mbajtjen e tyre si dhe prova të mjaftueshme relevante të cilat dëshmojnë se personat në fjalë kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat