KMDLNJ vizitoi të burgosurit e Vetëvendosjes, kjo është gjendja e tyre

Aktuale

KMDLNJ vizitoi të burgosurit e Vetëvendosjes, kjo është gjendja e tyre

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:15
KMDLNj

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për monitorimin e respektimit e të drejtave të njeriut në institucionet e ndalimit, qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese kanë vizituar të ndaluarit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë të cilët u arrestuan sot.

Në një njoftim për media thuhet se monitoruesit takuan katër nga gjashtë të ndaluarit dhe bisedoi me ta sa i përket trajtimit të tyre gjatë procesit të arrestimit , bartjes në qendrën e ndalimit dhe trajtimit të tyre në këtë qendër.

“Të gjithë të ndaluarit që i intervistuan nga KMDLNJ pohuan se janë arrestuar në shtëpitë/banesat e tyre, sot (30.08.2016) në mëngjes. Të ndaluarit pohuan se policia nuk ka pasur urdhër për bastisje dhe se nuk ua kanë treguan urdhërarrestin, përjashtuar njëri nga ta (A. B). Gjatë bastisjes policia u ka treguar listën me gjërat e konfiskuara”, thuhet në njoftimin e KLMDNJ-së.

Asnjëri nga të ndaluarit nuk kishte probleme shëndetësore dhe deklaruan se nuk kanë nevojë për vizitë të mjekut . Gjithashtu , katër të intervistuar i deklaruan KMDLNJ-së, se kanë angazhuar mbrojtës dhe vetëm ( F. K ) kishte avokat sipas detyrës zyrtare. Sipas KLMDNJ-së, gjatë arrestimit, të ndaluarit pohuan se policia nuk ka përdorë dhunë, as verbale dhe as fizike, përjashtuar një rast kur nga zvarritja i është shkaktuar një lëndim i vogël. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat