Disa fotografi dërguar medieve, nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, kanë treguar për arsenalin e armëve që janë gjetur sot gjatë bastisjes nëpër shtëpitë e disa anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, 6 prej të cilëve edhe janë arrestuar.
Këtu shihen një numër i madh i armëve të ndryshme, maskave, helmetave e telefonave të cilat i ka konfiskuar Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.