Qeveria fton të gjithë vetëpërmbajtje dhe qetësi

Aktuale

Qeveria fton të gjithë vetëpërmbajtje dhe qetësi

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:37
Ndertesa e Qeverise se Kosoves

Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me zhvillimet e fundit, i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike që të japin kontributin e tyre në avancimin e proceseve shtetndërtuese, duke u shmangur nga format e dhunshme dhe metodat jodemokratike.

Qeveria e Kosovës shpreh përkrahje për organet e rendit dhe të ligjit në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të tyre ligjore kushtetuese, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të krijimit të një ambienti të qetë për qytetarët e vendit.

Republika e Kosovës ndodhet para proceseve të rëndësishme të cilat do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në lëvizjen e lirë, në proceset tjera eurointegruese, në fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, për transformimin e FSK-së dhe hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës, në të gjitha aspektet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat