Thaçi: Sulmi ndaj Kuvendit ishte terrorist, i mbështes organet e rendit

Aktuale

Thaçi: Sulmi ndaj Kuvendit ishte terrorist, i mbështes organet e rendit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 18:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lëshuar një deklaratë për media pas ngjarjeve të sotme ku policia arrestoi gjashtë të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht.

“Sulmi kundër institucionit më të lartë politik në vend, Kuvendit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme”, thuhet në deklaratën e presidentit Thaçi.

Sipas tij dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë dhe Kosovën tonë të re, të cilën me shumë sakrificë e kemi ndërtuar.

“I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës.Për punën e tyre ato meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e presidentit.

Sipas Thaçit edhe qytetarët e Kosovës meritojnë vlerësim të lartë për pjekurinë e treguar, sepse ata vazhdimisht kanë kundërshtuar dhunën si formë të veprimit politik.

“Gjithashtu, ftoj të gjitha subjektet politike që të mos bëhen pjesë e retorikës së dhunës dhe t’i lënë interesat e ngushta politike, por të bashkohen për të mirën e përgjithshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat