Qeveria ndan 50 mijë euro për qytetarët e prekur nga vërshimet në Maqedoni

Aktuale

Qeveria ndan 50 mijë euro për qytetarët e prekur nga vërshimet në Maqedoni

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:57
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50 mijë euro për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditur nga vërshimet më 6 dhe 7 gusht.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se Republika e Maqedonisë është goditur nga vërshime të mëdha, ku janë goditur edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë dhe se Qeveria e Kosovës në shenjë solidarizimi do t’i ndajë këto mjete , për t’i ndihmuar qytetarët atje. 

Hoxhaj: Po solidarizohemi me të prekurit nga vërshimet në Maqedoni 

"Republika e Maqedonisë është goditur në fillim të gushtit nga vërshime të mëdha si pasojë e motit të keq ku ka pasur shumë viktima në njerëz dhe shumë dëme tjera materiale. Janë goditur dhe pjesë të qyteteve dhe lokaliteteve të banuar me shqiptar në Maqedoni. Si rrjedhojë e kësaj situate Maqedonia ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë nga shtete fqinje dhe shtete e ndryshme evropiane, që ta përballojnë këtë situatë. Dhe në shenjë të solidarizimit me qytetarët e Maqedonisë dhe Qeverinë e Maqedonisë, në frymën e fqinjësisë së mirë si dhe në përgjigjen e apelit zyrtar nga ana e tyre konsideroj që qeveri a e Kosovës, do të duhej ta ndjek shembullin e vendeve tjera në Evrope dhe  evropë, duke votuar për ndarjen e mjeteve prej 50 mijë euro për republikën e maqedonisë“, tha ministri Hoxhaj.

Qeveria po ashtu ka miratuar dhe projektligjin për akreditim. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se aplikimi i procedurave dhe standardeve të parapara me legjislacionin e BE-së, do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve të prodhuara në Kosovë dhe në një eksport më të lehtë.

Bajrami: Kjo do të ndikojë në cilësi të produkteve dhe eksport

“ Adaptimi dhe aplikimi i procedurave dhe standardeve të parapara me legjislacionin e BE-së, do të ndihmoj Republikën së Kosovës rreth njohjes ndërkombëtare të akreditimit të Kosovës, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në republikën e Kosovës. Ky përmirësim do të kontribuoj në eksport me të lehtë të produkteve tona, kosto me të ulët për prodhuesit tanë, e po ashtu rritje të konkurrencës në tregjet vendore dhe ndërkombëtare”, tha Bajrami. 

E kryeministri i Kosovës Isa Mustafa foli dhe për takimin  vjetor të bizneseve të diasporës, që do të mbahet në SHBA. Ndërsa tha se meqenëse ka shumë ftesa, nuk duhet të shkojnë atje dhe as në takime tjera jashtë vendit,  numër i madh i ministrave,  pasi që me këtë po devalvohen vet ministrat dhe Qeveria.

Mustafa:Të mos shkojnë numër i madh i ministrave në takime jashtë vendit

“ Nuk do të praktikojmë që në një tubim të jashtëm të marrin pjesë tre, katër ministra. Sepse me atë po e devalvojmë edhe ministrat dhe Qeverinë. Për arsye se gjërat mund të përgatiten këtu. Një ministër mund të shkoj atje dhe t’i prezantojë të gjitha rastet dhe politikat fiskale, projektet ekonomike dhe programet. Por të shkohet në takime, të themi në Vjenë ose në vendet tjera nga 5, 6 ministra nga Kosova. Do të racionalizojmë maksimalisht. Nuk është fjala këtu vetëm për racionalizim të shpenzimeve por megjithatë është një kohë e gjatë që po duhet me qëndru. Por dhe racionalizim të autoritetit të anëtarëve të qeverisë“, tha Mustafa.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e 80 mijë euro, për shlyerjen e obligimeve për vitin 2015 dhe 2016 për kryerjen e obligimit financiar të Qeverisë së Kosovës në këshillin për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.

***

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej  50 mijë euro për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditur nga vërshimet me datë 6 dhe 7 gusht.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se Republika e Maqedonisë është goditur nga vërshime të mëdha, ku janë goditur edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë.

"Në shenjë solidarizimi dhe në frymën e fqinjësisë  së mirë, Kosova duhet ta ndjek shembullin e mirë në rajon dhe të ndajë mjete prej 50 mijë euro", tha ai.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e 80 mijë euro për shlyerjen e obligimeve për vitin 2015 dhe 2016 për kryerjen e obligimit financiar të Qeverisë së Kosovës në këshillin për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.

Qeveria po ashtu ka miratuar dhe projektligjin për akreditim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat