Gjithçka që ndodhi në mbledhjen e PDK-së: Përplasje të forta për dhe kundër demarkacionit!

Aktuale

Gjithçka që ndodhi në mbledhjen e PDK-së: Përplasje të forta për dhe kundër demarkacionit!

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:18
Foto nga mbledhja e PDK-së

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila përfundoi para pak çastesh, e që zgjati për orë të tëra nuk kaloj pa përplasje.

Blic nga burime brenda kësaj mbledhjeje ka marrë vesh se dy deputetët e PDK-së, Nait Hasani e Shaip Muja kanë qenë fuqishëm kundër demarkacionit.

Ishte fillimisht kreu i PDK-së, ai i cili ka kërkuar që të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin. Arsyetimi kryesor i Veselit sipas burimeve, kishte të bënte me ruajtjen e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë tjerë ndërkombëtarë.

Mbështetje të fuqishme demarkacionit i ka dhënë edhe zëvendësi i Veselit, Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, Nait Hasani në këtë mbledhje ka theksuar se demarkacioni me Malin e Zi është gabim.

“Demarkacioni është gabim, dhe z. kryetar më vjen keq, por nuk e keni mbështetjen time në këtë process. Do të votoj kundër”, burimet citojnë disa nga fjalët që i ka thënë në këtë mbledhje deputeti Hasani.

Pos tij, fuqishëm kundër demarkacionit ka dalë edhe deputeti tjetër, Shaip Muja.

Sipas burimeve, Muja në fjalimin e tij, ka thënë se as ai, e as ata që janë kundër versionit aktual të demarkacionit, nuk janë për që të prishen raportet me shtetet mike, mirëpo që të gjindet një zgjidhje.

“Nuk jemi kundër prishjes së miqësisë me shtetet që na kanë mbështetur, por ky version i demarkacionit nuk është në rregull. Duhet ta formojmë një komision të ri, ku do të marrin pjesë edhe partitë opozitare”, citohet të ketë thënë Muja.

Merret vesh se Muja në mënyrë demonstrative e ka lëshuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Kontakti i pamundur ka qenë me të dy deputetët.

Media  më herët raportoi se organi kryesor vendimmarrës i PDK-së, me 4 vota kundër i dha mbështetje demarkacionit me Malin e Zi, përkundër që pjesa më e madhe e deputetëe nuk ka qenë prezente në këtë mbledhje.

Zyrtarisht askush nga PDK nuk ka pranuar të flas për atë që ka ndodhur në mbledhjen e KP të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat