As vila e Kelmendit nuk i bënë bashkë liderët e pozitës më ata të opozitës

Aktuale

As vila e Kelmendit nuk i bënë bashkë liderët e pozitës më ata të opozitës

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:49
Ramiz Kelmendit

(E plotësuar) -  I deklaruar si deputet i pavarur pas shkëputjes që bëri nga PDK-ja, Ramiz Kelmendi nga Peja, ka disa ditë që kishte planifikuar një tryezë me liderët politikë të vendit, në vilën e tij në rrugën që të qon për në Rugovë të Pejës.

Demarkacioni ishte pikë e vetme e këtij diskutimi të paralajmëruar me liderët e partive kryesore të vendit, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi.

Megjithatë, thirrjes së tij, nuk iu përgjigj asnjëri. Ora 12:00 në vilën e Kelmendit i gjeti si mysafirë vetëm mediat. Pasi takimi nuk u bë, Kelmendi doli dhe foli para medieve.

Ai në një deklaratë për media tha se disa nga liderët politik kanë refuzuar të vijnë për shkak të strukturës në përbërje të këtij takimi.

“Me keqardhje po them se kjo është një mundësi e dështuar. Unë shpresoj se këto mosmarrëveshje të zgjidhen në institucione në mënyrë ligjore”, tha Kelmendi para gazetarëve.

Ftesës së Kelmendit iu kishin përgjigjur kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga AAK dhe Nisma.

 Por këta dy të fundit kanë deklaruar mbrëmë se nëse merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi ata atëherë ata do ta bojkotojnë këtë takim.

Kelmendi: Ishte mundësi e mirë takimi i përbashkët i liderëve

“Unë mund t’ju them se ishte një mundësi e mirë dhe një mundësi e pritur nga qytetarët që ky takim të zhvillohet kokë më kokë pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, për një çështje shumë të rëndësishëm siç është demarkacioni  me kufirin me Malin e Zi. Pra, kjo çështje sot është e rëndësishme por ardhmen do të  kemi çështje tjera të rëndësishme siç është asociacioni pastaj demarkacioni me Republikën e Serbisë dhe është një mundësi e dështuar  dhe shpresojë që nesër që kjo punë të  zgjidhet në institucione në mënyrë ligjore dhe në interes ardhmes së rinisë tonë “, ka thënë Kelmendi.

Ai tha se rreziku nga mos gjetja e një konsensusi për këtë çështje, duke përfshirë edhe ngjarjet e fundit, del të jetë i paevitueshëm. Kelmendi bëri thirrje për vullnet më të madh politik.

Kelmendi: Demarkacionin do duhej ta vendosnin qytetarët, jo interesat e partive e fuqive botërore

“Duke parë që distancat në mes të liderëve politikë pozitë-opozitë, për çdo ditë është ka shtohet, dmth çdo ditë është ka shkohet ka ajo që të  vendoset nga një e drejtë e tyre, nuk dua ta përcaktojë ku është e drejta, ish dashtë këtë të drejtë të  demarkacionit të përcaktohet në takim tash kjo e drejtë do të përcaktohet nga mbështetësit e partive politike, nga interesat dhe ndikimet që mund të jenë që kjo të kalohet sipas fuqisë së botës”, ka thënë Kelmendi.

Nga ana tjetër, deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë edhe njëherë se vota e tij do të jetë kundër shënjimit të vijës së re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kelmendi: Vota ime e njëjtë si kërkesa e qytetarëve të zonës time

“.Unë meqenëse kam folur për këtë çështje, mbetem pranë qëndrimit të votës time ashtu siç e kam deklaruar, për arsye se jam pjesë dhe jetoj më një vend ku 99 të bashkëqytetarëve të mi  janë të emocionuar për këtë çështje dhe kjo më ka bo obligues që ta mbështesë këtë emocion të tyre që të jem krahas tyre”, tha Kelmendi.

Ndërkohë që Kelmendi ka një dozë frikë se çfarë do të mund të ndodhë nesër në seancën e Kuvendit. Ai tha se nuk do ët donte që pas kaq vitesh, Kosova të kthehet në vitet e ’89-ta.

Kelmendi: Nesër nuk dua ta shoh Kosovën si në vitet e ‘89-ta

“Unë nuk kisha pas dëshirë  që në vitin 2016,  Kosova të kthehet në vitet e 89. Unë shpesh herë them që armiqtë e Kosovës janë duke pushuar pasi që këtë punë pe kryejmë na vetë. Unë i kisha ftu qytetarët që  edhe nëse  dalin në protesta që është jashtëzakonisht ligjore për me shprehu protesta të sillen konform ligjeve dhe interesave  madhore të shtetit edhe protesta nuk mundet mu ndal deri në realizimin e kërkesave të tyre por jo me përdor dhunë”, ka thënë Kelmendi.

Edhe përkundër paralajmërimit të mëvonshëm nga Kelmendi se takimi do të mund të zhvillohet më vonë, sepse ardhjen ia konfirmuan kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, takimi pas orës 15:00 u deklarua si i dështuar.

Takimi në Kuqishtë përfundimisht ka dështuar, meqë pozita nuk e ka pa të arsyeshme ardhjen pa opozitën. Arsyetimi i opozitës, sipas deputetit Kelmendi ka qenë se tashmë nuk kanë kohë e ardh pasi kanë angazhime të tjera.

Mustafa e Veseli pranojnë ftesën e Kelmendit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi është duke pritur kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët sipas tij, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga ai, për të diskutuar për marrëveshjen e demarkacionit.

Sipas Kelmendit, Veseli e Mustafa kanë deklaruar se nuk janë të interesuar që të dështojë takimi i thirrur nga ai.

Ky takim ishte paraparë të mbahej që nga ora 12:00, por ka dështuar për shkak se asnjë nga pjesëmarrësit nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij.

Dështon takimi në vilën e Ramiz Kelmendit

Askush nuk i është përgjigjur ftesës së Ramiz Kelmendit për t’u takuar në vilën e tij në Rugovë.

Këtë e konfirmoi vet nikoqiri i këtij takimi Ramiz Kelmendi,

Ai në një deklaratë për media tha se disa nga liderët politik kanë refuzuar të vijnë për shkak të strukturës në përbërje të këtij takimi.

“Me keqardhje po them se kjo është një mundësi e dështuar. Unë shpresoj se këto mosmarrëveshje të zgjidhen në institucione në mënyrë ligjore”, tha Kelmendi para gazetarëve.

Ai kishte iniciuar këtë takim për të arritur një kompromis në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi dhe për shumë mosmarrëveshje tjera që kanë liderët politik në mes vete.

Ftesës së Kelmendit iu kishin përgjigjur kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga AAK dhe Nisma.

Por këta dy të fundit kanë deklaruar mbrëmë se nëse merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi ata atëherë ata do ta bojkotojnë këtë takim.

Kelmendi tha se Limaj ka qenë kundër prezencës së Thaçit në këtë takim sepse siç tha ai këtë takim e  ka kuptuar si takim të liderëve politik e jo edhe institucional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat