Ambasadori Britanik: Kërcënimet dhe dhuna do ta kthejnë Kosovën në ditët e errëta të vrasjeve politike

Aktuale

Ambasadori Britanik: Kërcënimet dhe dhuna do ta kthejnë Kosovën në ditët e errëta të vrasjeve politike

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:51
Ruairí O

 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka përmendur korrupsionin dhe nepotizmin që sipas tij po e shkatërrojnë vendin.

Por gjithashtu Ambasadori Britanik ka përmendur edhe dhunën politike duke theksuar se është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e zi.

Ai ka thënë se duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike.

Ky është postimi i plotë i Ambasadorit O`Connell:

orrupsioni dhe Nepotizmi janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën. Kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhojnë me krimin. Nëse kjo vazhdon, do të shkatërrojë shtetin. Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve. Dhuna politike shkatërron shtetin poashtu. Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë. Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike. Duke i akuzuar fqinjët tuaj që po përpiqen t’ju marrin tokë, do ta lë Kosovën pa miq (dhe meqë ra fjala ratifikimi i kufijve zakonisht e forcon miqësinë në mes të shteteve). Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, I pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Është përgjegjësi e juaj. Shpresoj që debati, protesta dhe votimi nesër do të zhvillohen në frymë të hapur, duke lënë mënjanë dhunën që ka karakterizuar këtë çështje deri më tani./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat