Veteranët vazhdojnë ta kundërshtojnë Demarkacionin

Aktuale

Veteranët vazhdojnë ta kundërshtojnë Demarkacionin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, edhe njëherë thekson kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne qëndrojmë prapa secilës fjalë, që e kemi thënë dhe më herët në deklaratat tona publike si dhe në Komunikatën e lëshuar me 10 gusht 2016”, thuhet në një komunikatë për media.

Njëkohësisht, OVL të UÇK-së bën thirrje që: Kuvendi i Kosovës të mos ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme.

2. Policia e Malit të Zi, të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin.

3. Policia e Kosovës e po ashtu edhe protestuesit që kanë vendosur të kundërshtojnë demarkacionin, të jenë të përmbajtur. Skenarët e dhunës nuk bëjnë asnjë dobi për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat