Valdete Bajrami ka një porosi për Xhavit Halitin

Aktuale

Valdete Bajrami ka një porosi për Xhavit Halitin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 19:21
Valdete Bajrami

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA, Valdete Bajrami i është drejtuar përmes Facebook, nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitit, ku ka thënë se ai po shqetësohet shumë për kufirin e Malit të Zi.

Bajrami i ka bërë thirrje Halitit që votën e tij ta hedh kundër demarkacionit në seancën e së enjtes.

Ky është postimi i plotë i Bajrami:
“z. Xhavit Haliti sikur të ishit shqetësuar për kufirin dhe shtetin tonë ashtu siç po shqetësohesh për kufirin e shtetit fqinjë Malit të Zi, besoj që vendi jonë do të ishte shumë më mirë në shumë aspekte!!!
Shpresojë që nesër t’i thoni edhe ju JO demarkacionit se këtë e presin qytetarët e vendit tonë e sidomos Rugavosit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat