LDK: Jemi unik për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Aktuale

LDK: Jemi unik për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 20:26
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ka zhvilluar sot një takim me strukturat e saj për të diskutuar për procesin e ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK thotë se në këtë takim është konfirmuar mbështetja e të gjitha strukturave të LDK-së, për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

“Deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë theksuan se LDK-ja do të jetë unike në adresimin e kësaj çështjeje me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit dhe për perspektivën evropiane të qytetarëve të Kosovës. Gjatë takimit, u rikonfirmua mbështetja e të gjitha strukturave të LDK-së për deputetët e Kuvendit që të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh argumentet e plota, të ofruara edhe për opinionin e gjerë, se me të Kosova nuk e humb asnjë metër katror të territorit të saj”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Ata kanë thënë se ky qëndrim vjen si rezultat I përkushtimin për mbrojtje dhe avancim të interesave kombëtare të vendit, në partneritet me SHBA-të, përfitim të vizave dhe transformim të FSK-së.

“Ishte qëndrim i përbashkët se LDK-ja me votimin unanim të kësaj marrëveshjeje do të rikonfirmojë përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare të vendit, fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, për fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet e tjera mike, për liberalizmin e vizave, për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur dhe hapat e tjerë zhvillimorë të vendit”, thuhet më komunikatën e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat