Opozita: Qeveria tërhoqi Demarkacionin, sepse nuk i ka votat

Aktuale

Opozita: Qeveria tërhoqi Demarkacionin, sepse nuk i ka votat

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 17:08
ilustrim

Me dy orë vonesë ka filluar seanca, ku në rend dite ishte demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Në sallë me dy orë vonesë arritën deputetët e PDK-së, të cilët i lanë në pritje kolegët e tyre nga partitë e tjera.

 E mos pjesëmarrjen e  tyre e konfirmuan para fillimit të seancës edhe deputetët e Listës Serbe.

Megjithëse ishte në rend dite projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, ai u tërheq me kërkesë të Qeverisë. E kryeministri i vendit Isa Mustafa, para deputetëve  bëri të ditur vendimin e Qeverisë për tërheqje të  Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, duke pohuar se nuk janë rrethanat dhe situatat për ta trajtuar projektligjin në fjalë.

Ai tha se një grup parlamentar po e kushtëzon votimin e këtij projektligjit, duke thënë se  nuk do të bëjnë koncesione me ligje që përcaktojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Mustafa: Nuk ka koncensione me ligje që përcakton sovranitetin dhe integritetin e vendit

“Unë si kryeministër konsideroj, se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatat në të cilën, duhet të trajtojmë dhe votojmë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Konsideroj se Qeveria e tërheq sot këtë ligj nga rendi i ditës dhe procedura. Do të mundohemi që ndërkohë të arrijmë një bashkëpunim, bisedim dhe qëndrim të përbashkët lidhur me ligjin. Sepse konsideroj që nuk është në rregull, që për këtë ligj të diskutojmë dhe trajtojmë situatën, kur kemi edhe presione të deputetëve edhe kërcënime, të cilat një grup parlamentar e kushtëzon votimin e këtij ligji me koncensione. Dhe nuk dëshiroj të bëjmë asnjë koncension për një ligj i cili përcakton sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Tërheqja e këtij ligji nuk nënkupton, që ne do ta rishqyrtojmë apo ri-negociojmë marrëveshjen, por do të diskutojmë për ligjin dhe do ta procesojmë në Kuvend, në momentin që Qeveria vlerëson “, tha Mustafa.

Kyetari i Nismës  Fatmir Limaj tha se ishte shumë e paqartë arsyeja e tërheqjes së projektligjit nga Qeveria, e cila që një vit ka kërkuar që ky projektligj të votohet. E arsyetimin e kryeministrit për tërheqjen e projektligjit Limaj e quajti të paqëndrueshëm. Ndërsa tha se koalicioni qeverisës, nuk i ka pasur votat për ta votuar atë, për këtë arsye dhe e ka tërhequr nga rendi i ditës në seancën e sotme.

Limaj: Nuk i keni votat

“ Ama me ba me ë]rheq sot ligjin sepse Lista Serbe nuk është këtu, iu them se fakti është diku tjetër. Nuk i keni votat. Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin, në variantin të cilin e keni nuk i keni. Jo për shkak të listës serbe. Ju si keni as brenda deputetëve të parlamentit të Kosovës. Dhe nuk është asgjë tragjike. Duhet me thanë nuk i kemi votat, sepse  ky variant nuk ka arritur t’i bind deputetët e Parlamentit të Kosovës. Ne kemi nevojë dhe kohë ende për t’u bindur për t’i hequr këto dilema....Qe sa muaj keni thënë sidomos javën e fundit se i kemi votat, kemi me votu, s’ka gjë që na ndal. Hajde nxirrni dhe ta votojmë. Problemi është se kanë dal disa gjëra tjera. Lista Serbska po thotë se i keni dhënë do premtime që duhet me i ba publike. Si keni përmbushur premtimet. Jo për siguri, hiq s’është punë sigurie këtu. Por thjeshtë Lista ‘Srpska’  po thotë si keni përmbush disa premtime. Kur të na i përmbushni premtimet, tani na këqyrim a vijmë në parlament apo jo”, tha Limaj.

Pas tërheqhes së kryeministrit dhe daljes së tij nga salla deputeti Glauk Konjufca nga VV tha se ikja e turpshme e kryeministrit nga seanca,  dëshmon që ky Demarkacion është i gabueshëm. Ndërsa tha se  kjo nuk ishte tërheqje e këtij projektligjit nga ana e Qeverisë, por ky ishte një votim i cili ka dështuar.

Konjufca: Ikja e turpshme e kryeministrit dëshmon demarkacionin e gabueshëm

“Ketë demarkacion kaq të gabueshëm asgjë nuk e përshkruan më mirë se ikja e turpshme e kryeministri duke konfirmuar faktikisht dështimin e këtij demarkacion në kuvendin e republikës së Kosovës. Unë këtë nuk e konsideroj tërheqje të qeverisë. Ky ishte një votim”, ka thënë ai.

Konjufca  ka falënderuar për këtë dështim të votimit dhe deputeten e  LDK-së Vjosa Osmani dhe Nait Hasanin, për të cilët tha se e bën të pamundur që Qeveria, t’i ketë numrat.

Konjufca: Vjosa Osmani e Nait Hasani ia pamundësuan votat pozitës

“ Faktorin e katër që dua ta falënderoj shumë, janë deputetët e LDK-së dhe PDK-së... Pra e falënderoj Vjosa Osmanin me shokë dhe me shoqe dhe Nait Hasanin me shokë në PDK, që e bënë të pamundurën që Qeveria të mos ketë numrat”, tha ai

E në lidhje me këtë ka reaguar deputeti Ismet Beqiri, i cili i këshilloi deputetët e opozitës që t’i shikojnë punët dhe deputetët e tyre. Ndërsa tha se me tërheqjen e projektligjit, kryeministri ka realizuar një të drejtë të tij.

Beqiri: Kqyrni punët tuaja

“ Kryeministri i vendit e realizoj një të drejtë të tij, që të tërheq këtë projektligj dhe shumë po thirren në emër të deputetëve të] LDK-së. Unë veç mundem me iu thanë, që e keni shumë gabim në paraqitjet tuaja, në marrjen e rolit të asaj se kush çfarë do të bëjë me rastin e votimit, nga deputetët e LDK-së. Mos u ngutni kqyrni punët e juaja. Kqyrni deputetët tuaj”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat