Shtohet edhe një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Shtohet edhe një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 10:50
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmëndjes për sulmin me zoll, protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, seanca për demarkacionin dhe hedhja vazhdimisht e gazit lotsjellës, por së fundmi kuvendi u sulmua edhe nga ana kibernetike nga një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se dje në orën 11:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur para hyrjes së Kuvendit duke tentuar të ndërhyj në sistemin kompjuterik të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Mësohet se i dyshuari ka ndërhyrë edhe në rrjetin televiziv të kuvendit. Në të njëjtën orë po zhvillohej edhe protesta e Vetëvendosjes por ende nuk dihet nëse i dyshuari ka patur lidhje me protestën apo ka vepruar i pavarur. Policia njofton se ka konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi dhe më pas me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat