Haziri: Fjalori i degraduar i politikanëve të Kosovës erdhi nga Shqipëria

Aktuale

Haziri: Fjalori i degraduar i politikanëve të Kosovës erdhi nga Shqipëria

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 22:01
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, duke komentuar debatet e fundit nga politikanët dhe deputetët e Kosovës, ka thënë se fjalori i degraduar në vend, ka ardhur nga Shqipëria.

Haziri konsideron se në Kosovë deri më tani ka mbretëruar një kulturë e komunikimit, por se sipas tij kohëve të fundit është degraduar gjithçka.

 Ai për këto debate, nuk ka “amnistuar” as shefin e partisë së tij, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

 “Ka ardhur nga Shqipëria. Në Shqipëri ekziston një fjalor i degraduar... Ka degraduar fjalori dhe komunikimi, kryeministri, deputetët janë autoritete qe përfaqësojnë popullsinë  e Kosovës..

Duhet pasur respekt për njerëzit, megjithëse secili e tregon fjalorin e vet, deri tani është ruajtur një respekt një komunikim i mirë, mirëpo tani është degraduar gjithçka”, tha Haziri në televizionin “Rrokum”.

Kryetari i Gjilanit thotë se personalisht nuk parapëlqen të lëshohet në nivele të ulëta të komunikimeve as me opozitën dhe këdo tjetër.

“Nëse ofendoj opozitën apo këndo tjetër vetëm pse kam motive politike është vlera më e keqe që një politikan mund ta ketë. Nëse raportin politik e shndërron në personale, tregon tranzicionin që kemi edhe në fund evropianët na shohin si popullatë që duhet mu eduku për me mbajt një shtet”, tha Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat