Arifaj: Demarkacioni është i sigurt

Aktuale

Arifaj: Demarkacioni është i sigurt

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 00:19
Ardian Arifaj

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Demarkacioni është i drejt dhe është një proces i sigurt.

Ardian Arifaj  ka thënë se Demarkacioni vetëm sa po vonohet dhe kjo mund të dëmtojë procese të tjera për Kosovën, sepse përndryshe është parë edhe nga të gjithë qytetarët se Demarkacioni është i drejtë.

“Është bërë e qartë nga shumë palë që marrëveshja është e drejtë dhe e saktë e në interes të Kosovës, e cila sa më shpejtë duhet të ratifikohet që të merremi me çështje të tjera të rëndësishme”.

“Politika nuk është aq prapaskenës sa e mendojnë disa, thjeshtë kanë munguar disa deputetë dhe është shtyrë që të votohet sa më në gjithë-përfshirje. Nuk e dimë për kushtet e Listës Serbe, sepse nuk jemi të përfshirë”.

Ndërsa “Demarkacioni është i sigurt”, ka thënë Arifaj duke shtuar se “Presidenti Thaçi është në çdo rast i gatshëm të ndihmojë”.

“Marrëveshja është e drejt, këtë e kemi parë të gjithë”, ka ripërsëritur Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat