Buzëqeshje dhe relaksim ndërmjet Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të AAK-së

Aktuale

Buzëqeshje dhe relaksim ndërmjet Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të AAK-së

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 10:11
Thaçi, Selmanaj (në mes) dhe Gashi

Duket se zyrtarët e lartë të AAK-së i kanë ulur përfundimisht “armët” karshi ish kryetarit të PDK-së, aktualisht presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Por, jo vetëm me të, por edhe me kryetarin aktual të PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarët tjerë të lartë të PDK-së, AAK-ja tashmë i ka ulur tensionet.

Nëse para pak muajsh flitej për “tradhti”, sot gjërat kanë ndryshuar. Kjo e vërtetë e madhe u faktua edhe dje në Rahovec, në hapjen e festivalit të rrushit “Hardh Fest”, shkruan lajmi.

Në hapjen e këtij festivali mori pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi bashkë me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm po ashtu edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetë të partisë së tij, dhe kryetar komunash që drejtohen nga AAK.

Në një fotografi  shihen kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj (AAK) dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi (AAK) bashkë me presidentin Thaçi. Që të tre duken të relaksuar dhe të buzëqeshur, gjë që tregon se tashmë akujt janë shkrirë ndërmjet dy kampeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat