Thaçi: Nënë Tereza u shenjtërua bashkë me prejardhjen e saj shqiptare

Aktuale

Thaçi: Nënë Tereza u shenjtërua bashkë me prejardhjen e saj shqiptare

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 13:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt.

“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore. Sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat