Thaçi: Papa do ta vizitoj Kosovën

Aktuale

Thaçi: Papa do ta vizitoj Kosovën

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 5 shtator 2016 Në ora: 10:52
Hashim Thaçi dhe Papa Françesku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka marr pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë ka pasur rastin që të takoj Papa Françeskun.

Thaçi ka thënë se gjatë bisedës me Papën ka kanë folur për paqen në Ballkan si dhe për planet e tij për të vizituar Kosovën.

“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

Papa Françesku shpall shenjtore Nënë Terezën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat