Sot ishte dita e parë e shkollës edhe për fëmijët e kryeparlamentarit

Aktuale

Sot ishte dita e parë e shkollës edhe për fëmijët e kryeparlamentarit

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 16:07
Kadri Veseli

Në mesin e shumë prindërve që sot i dërguan fëmijët e tyre në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. 

Veseli vajzën e tij Rita e dërgoi në ciklin parashkollor, ndërsa djalin Yllorin në klasën e parë. 

Më herët,  përmes një postimi në facebook kryetari i Kuvendit uroi nxënësit dhe mësuesit kosovarë për fillimin e vitit të ri shkollor, duke theksuar se “Sot është dita më e lumtur për mijëra nxënës që për herë të parë do të shkojnë në shkollë".

"Uroj të gjithë fatosët, nxënësit dhe prindërit në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Kosovë. Paçi shëndet dhe shumë suksese! Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës!”, kishte shkruar kryekuvendari në facebook. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat