Thaçi në Finlandë për ta përkrahur përfaqësuesen e Kosovës

Aktuale

Thaçi në Finlandë për ta përkrahur përfaqësuesen e Kosovës

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 16:51
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi do të jetë prezent në tribunat e stadiumit në Turku të Finlandës ku sonte përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen me Finlandën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

“Rrugës për në qytetin Turku të Finlandës, në përkrahje të përfaqësueses sonë në debutimin historik në kualifikimet për në Botërorin 2018. I bindur në ngadhënjimin e djemve tanë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat