BE luan me Kosovën: Vizat njëherë me e pastaj pa Asociacionin?

Aktuale

BE luan me Kosovën: Vizat njëherë me e pastaj pa Asociacionin?

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 10:35
Tanja Fajon

Kosova edhe ketë vit do të vazhdojnë të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e Evropës. Të rrethuar nga shtetet që lëvizjen e lirë nuk e kanë problem, Kosova mbetet e ‘veçantë’ në raport me Evropën.

Edhe pse po këto shtete evropiane janë ato që kanë ndihmuar Kosovën, ende qytetarët e saj i mbajnë të privuar nga një lëvizje e lirë jashtë territorit që numëron afër dy milionë banorë.

Kushtet që ju dhanë Kosovës për të arritur dritën e gjelbër në të gjitha organizmat përkatës të Bashkimit Evropianë, dalin të jenë shumëfish më të mëdha se sa obligimet që kanë pasur shtetet tjera për rreth në proceset e liberalizimit të vizave.

Së fundi, dje, Kosovës iu shty afati i vlerësimit pozitiv si rezultat i mos plotësimit të kushteve nga qeverisja vendore, me arsyetim të mos plotësimit të plotë të pikave që qojnë në liberalizim të vizave.

Çështja e ratifikimit të demarkacionit të kufirit Kosovë – Mali i Zi, në fund të ditës u tha të jetë arsyeja kryesore që PE nuk i dha mundësinë e lëvizjes së lirë, popullit me më së shumti të rinj në Ballkan.

Megjithatë, deri të ky vendim, ende nuk dihet nëse arsye kryesore dhe e vetme e votimit negativ, është vetëm çështja e demarkacionit apo edhe e dy kushteve tjera, Asociacionit dhe Gjyqësorit të pavarur nga politika.

“Vetëm pas ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe lejimit të krijimit të Asociacionit të komunave serbe, mund të fillohet puna për finalizimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave”, kështu ka thënë dje raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në Komiteti për Liritë civile, Drejtësi dhe Punëve të Brendshme (LIBE), i cili nuk dha mandat që të shkohet në negociata të Këshillit të ministrave.

Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, eurodeputetja Tanja Fajon në një deklaratë të dytë për media, tha se Kosovës i duhet që të përfundojë marrëveshjen me Malin e Zi, ndërkohë që çështjen e Asociacionit e hoqi nga deklarata e saj, si kusht për vazhdimin e procesit final të liberalizimit për qytetarët e Kosovën.

Ndërkohë që në dy deklaratat e saj mbetet e pandryshuar çështja e punës së gjykatave në Kosovë. “Topi tashmë është në duart e gjykatave në Kosovë”, thuhet në deklaratat e Fajon.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat