Kelmendi s'dorëzohet, rinis iniciativën për bashkimin e liderëve

Aktuale

Kelmendi s'dorëzohet, rinis iniciativën për bashkimin e liderëve

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 22:55
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se paqartësia rreth demarkacionit po i shkon për shtati disa udhëheqësve.

Ai ka akuzuar edhe ekspertët se janë të paqartë sa i përket këtij fenomeni, duke thënë se shpesh ata po i brengosë edhe qëndrimi ndaj liderëve dhe subjekteve të tyre politike.

Kelmendi ka thënë në televizionin Rrokum se, për hir të qytetarëve dhe për hir të së ardhmes, praktikisht duhet të gjendet një zgjidhje, duke shtuar se ekspertët duhet të lënë gjuhën e urrejtes, sharjet dhe ofendimet, dhe të gjejnë me një përafrim.

Ai ka treguar se ka pasur edhe një takim me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, i cili është për një tryezë për ekspertët për të arritur deri te një kompromis. 

Ai ka thëne se do të vazhdojë ende t'i takojë liderët e vendit për të pasur edhe një përafrim rreth demarkacionit.

Kelmendi ka thënë se sa më shpejt që të takohen liderët mes vete, aq më pak do të ketë acarime dhe ofendime mes vete, duke shtuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje.

Kelmendi po ashtu ka thënë se nesër do të takohet me liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj, kurse ka paralajmëruar takim edhe me Vetëvendosjen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat