AAK dhe Nisma i japin fund bojkotit të Kuvendit

Aktuale

AAK dhe Nisma i japin fund bojkotit të Kuvendit

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 15:03
AAK e Nisma

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën i kanë dhënë fund bojkotit ndaj institucioneve, duke vendosur që t’i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për media e kanë bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Palë Lekaj, dhe shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami.

Ata kanë theksuar se me procedimin e demarkacionit në Kuvend nuk kanë më arsye për të vazhduar bojkoti i tyre. Ata kanë shtuar se tash e tutje deputetët e dy partive opozitare do t’u kthehen punimeve në seancat plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Lekaj e Bajrami kanë treguar se kundërshtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet votave, e jo gazit lotsjellës apo formave tjera që u përdorën më parë nga këto parti.

Të dy subjektet opozitare, që tashmë kanë lidhur koalicion mes vete, që nga zgjedhja e Hashim Thaçit për president të vendit, kanë vendosur bojkotimin e institucioneve të vendit, si shenjë pakënaqësie me koalicionin qeverisës, e sidomos nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe Asociacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat