BE-ja shqyrton heqjen e vizave për Kosovën në tetor

Aktuale

BE-ja shqyrton heqjen e vizave për Kosovën në tetor

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 15:30
Ilustrim

Bashkimi Evropian planifikon të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në një takim në Luksemburg në tetor.

Çështja e futjes së një regjimi pa viza për Kosovën , Ukrainën , Gjeorgjinë dhe Turqinë do të parashtrohet në takimin e ministrave të brendshëm në Luksemburg, më 13 dhe 14 tetor, raporton agjencia e lajmeve ruse Tass.

Ndërsa sipas Tass, Ukraina ka ende shumë probleme.

BE-ja është duke zhvilluar një mekanizëm sa i përket liberalizimit të vizave për këto vende, në bazë të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë për shtetet e lartpërmendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat