Thaçi takoi me Kryeministrin e Guinesë, Mamady Youla

Aktuale

Thaçi takoi me Kryeministrin e Guinesë, Mamady Youla

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 shtator 2016 Në ora: 17:53
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla.

Thaçi e ka ftuar kryeministrin Youla, që ta vizitojë Kosovën, kurse u pajtuan për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve.

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Torontos, sot pata takim me Kryeministrin e Republikës së Guinesë z. Mamady Youla. Kryeministrin e Guinesë e falënderova për njohjen që ky vend i ka bërë Kosovës dhe për mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës ka krijuar paqe dhe stabilitet në rajon dhe tanimë Kosova po njohet si faktor paqeje në botë. Me kryeministrin Youla, të cilin e ftova që ta vizitojë Kosovën, u pajtuam edhe për vendosje sa më të shpejt të marrëdhënieve të plota diplomatike mes dy vendeve tona”, ka shkruar Thaçi në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat