Kryetari i Kuvendnit të Kosovës, Kadri Veseli e ka shtyrë për të premten takimin me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ndonëse ky takim ishte paralajmëruar që të mbahet sot në ora 10:30, sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet të premten.
Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e shtyrjes së takimit.