Sot caktohet seanca e ardhshme

Aktuale

Sot caktohet seanca e ardhshme

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 06:59
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë paraparë tetë pika që do të shqyrtohen, e si pikë e dytë është përgatitjet për seancën e ardhshme.

Ja rendi i ditës:

 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

 2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

5. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

 6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

7. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

 8. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat