Grabovci pas intervistimit nga prokuroria: Jam i gatshëm të pastrohem nga akuzat

Aktuale

Grabovci pas intervistimit nga prokuroria: Jam i gatshëm të pastrohem nga akuzat

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 10:15
Adem Grabovci

(E plotësuar) - Avokati mbrojtës i Adem Grabovcit, ka thënë se e ka udhëzuar klientin e tij që gjatë këtij intervistimi të mbrohet në heshtje për shkak që konsiderojnë se ato përgjigje nuk munden me u konsiderua si prova.

“Ka pas ftesë me u paraqitë në Prokurori, ju kemi përgjigjur ftesës. Z. Grabovci iu ka përgjigjur pyetjeve të prokurorit. Iu kemi drejtuar me kërkesë EULEXI-it, se përgjimet që janë dëgjuar janë dashur të asgjësohen dhe si të tilla nuk mund përdorën si prova dhe si e kam udhëzuar z. Grabovci që me u mbrojtur në heshtje në lidhje me hetimet”, ka thënë avokati Florent Latifaj.

Ndërsa, Adem Grabovci, ka thënë se jam i gatshëm që me bashkëpunu me prokurorinë deri në zbardhjen e këtij rasti.

Ka përfunduar intervistimi nga Prokuroria e Shtetit i ish-nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovci për çështjen e aferës “Pronto”. Pas intervistimit Grabovci u shpreh se është i gatshëm të pastrohet nga ky hetim.

"Jemi të gatshëm për tu pastru dhe për të dalë e vërteta në shesh", ishte i vetmi prononcim i Grabovcit, pasi doli nga prokuroria, duke kërkuar se për çdo gjë tjetër të drejtohemi tek avokati i tij. Por gjatë prenocimit Grabovci ka shprehur me shaka “Do emërime erdhëm mi bo”

Grabovci arrin në Prokurorinë Speciale

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka ardhur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi të njëjtit i është dërguar ftesa nga organi i akuzës për intervistim.

Grabovci do të intervistohet në lidhje me hetimet që Prokuroria Speciale po zhvillon ndaj tij.

Prokuroria Speciale ka filluar hetimet ndaj Adem Grabovcit, më datën 26 gusht. Ai është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hetimet ndaj Adem Grabovcit kanë filluar pas publikimit të përgjimeve telefonike ku Grabovci bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, dëgjoheshin duke punësuar militant partiak nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat