Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Aktuale

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 07:04
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në njoftim po ashtu thuhet se në këtë ditë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.

Për nder të kësaj dite do të mbahen një varg aktivitetesh. Më poshtë po sjellim agjendën për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

10.00- Ceremonia e hapjes                  

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës   

James Hope, drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë. 

10.10-10.15 -Dorëzimi i hulumtimeve parlamentare nga KDI tek Kuvendi.           

10.15-15.30 -Aktivivitete paralele:

Hapja e Panairit të organizatave të shoqërisë civile :                       

Aktivitetet e Grave Deputete;          

Promovimi i platformës “Vota ime”;

Promovimi i punëtorive të Demokracisë;

Kuizi i Demokracisë “Demokracia 2030”.                                                                                                                

10.30-10.50-Ekspozita e pikturës me temë “Demokracia 2030” (ndarjes e shpërblimeve për punimet më të mira); 

11:00 –11:40 - Konferencë- Lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për Kuvend të hapur dhe transparent (salla-409);                                                                     

11:40 -12:20- Shfaqja e filmit dokumentar “Çka do të thotë Demokraci për  ju”, të përgatitur nga OSBE (salla 409); 

14.30 -15.00- Shfaqje teatrale me temë “Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare”(Holli i Kuvendit);         

16.00- Mbyllja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat