Përfaqësuesit e partive politike takohen për demarkacionin

Aktuale

Përfaqësuesit e partive politike takohen për demarkacionin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 19:58
Ilustrim

Përfaqësues të partive politike janë mbledhur nè një tryezë me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, për të diskutuar rreth krizës politike e cila është shkaktuar si pasojë e kundërshtimeve të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë takim i cili është duke u zhvilluar në këto momente, nuk kanë shkuar liderët e partive politike, por përfaqësuesit e tyre.

Nga LDK-ja në takim po marrin pjesë Arban Abrashi e Faton Avdullahu. Nga PDK-ja janë Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Aida Dërguti, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi.

Në këtë takim janë edhe përfaqësues të të gjitha ambasadave të huaja në Kosovë.

Takimi është duke i zhvilluar në njërën nga hotelet në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat